AktualitetPolitikëTë fundit

Çështja “Gërdeci”, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në seancë u pranua gjykimi i shkurtuar që ishte dorëzuar nga Mediu, hetuar nga SPAK pas kallëzimit të familjes Durda.

“Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, akuzuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe “shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar nga neni 70/2 e 2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Çështja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda, e cila humbi fëmijën në tragjedinë e Gërdecit në vitin 2008, që u mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë.

 

Fraksion.com