AktualitetPolitikëTë fundit

“14 maji me me 324 vëzhgues”: Shefja e Misionit të ODIHR, Glover pritet nga Celibashi në KQZ

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR, Andrey Glover po zhvillon një vizitë në KQZ.

Audrey Glover është caktuar Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Për herë të parë në vitin 1996 ajo do të kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit, ndërsa gjetjet e raportit te saj do hasnin kundërshti të fortë nga qeveria Berisha.

ODIHR do t’i besonte asaj edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, ndërsa në të njëjtin post do rikthehej edhe për zgjedhjet e vitit 2015 si edhe ato të 2019, të cilat opozita i bojkotoi.

Për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit, ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues.

 

Fraksion.com