Tabaku: Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se, “nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie”.
Sipas saj, “qeveria mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit, siç ka bërë në 10 vite”.
“Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist, sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist!”, u shpreh më tej Tabaku në një postim në rrjetet sociale.
“Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para, thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve dhe tenderat publikë. Paga minimale mund të fillohet nga koncesionarët që janë përfituesit/abuzuesit më të mëdhenj”, theksoi Tabaku.
“Nuk punon dot për shumicën një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurrencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95 % për t’i dhuruar taksat 5 % të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës!”, nënvizoi Tabaku.
Fraksion.com