AktualitetPolitikëTë fundit

“Shokët e mashtros”, Rama: Nxjerrin Bechettin para çdo fushate, prapë kështu do ndodhë deri fushatën tjetër

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas lajmeve të publikuara në disa medie për “çështjen Becchetti”.

Në një postim në “Twitter”, Rama theksoi se kjo çështje po përdoret në prag të fushatës për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj.

“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 milionë euro. Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!”, u shpreh Rama.

Në disa medie, u publikua sot një shkrim ku thuhej se Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian, Francesko Becchetti.

Kujtojmë se  biznesmenin italian Francesco Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Francesco Becchetti u dënua se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë  në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti.  Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.

Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara.

Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.

 

Fraksion.com