AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

Rama: Mbi 10 mijë nxënës, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shifrat e pjesëmarrjes së nxënësve në aktivitetet sportive nëpër shkollat e vendit.

Rama shprehet në një postim në rrjete sociale se janë mbi 10 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve që janë bërë pjesë e lëvizjes sportive në shkolla.

Kreu i qeverisë shpreh kënaqësinë e formësimit përditë e më mirë të kësaj lëvizje të madhe sportive.

Deri tani janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbolli për të dyja gjinitë.

Çdo protagonist, do të marrë falas të gjithë bazën e nevojshme materiale. Ky proces që ka filluar në muajin nëntor të një viti më parë dhe deri më tani, në të gjitha qarqet, janë pajisur me materiale sportive rreth 8300 nxënës.

 

Fraksion.com