AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Qeveria miraton të premten vendimin për pagat e administratës

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë të premten strukturën e re të pagave në administratën publike, të paralajmëruar prej disa ditësh edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Kjo u konfirmua nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila deklaroi sot se ka pasur një prezantim nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë për gjithë programin e rritjes së pagave, dhe se ky vendim do të kalojë në mbledhjen e qeverisë të premten.

“Ditën e premte, ministrja e Financave do të bëjë një pasqyrë të qartë të gjithë programit për rritjen e pagave në administratën publike, që me thënë të drejtën është pritur me shumë kënaqësi nga të gjithë punonjësit dhe vartësit tanë”, shtoi ajo.

Zëvendëskryeministrja foli dhe pensionet, ku tha se, “siç bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve, është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet”.

 

Fraksion.com