Life StyleTë fundit

“Pse nuk e ke mbrojtur Kiarën?”, ballafaqimi Efi-Kiara-Ronaldo

Kiara, Efi dhe Ronaldo shkuan në dhomën e garderobës, për ta sqaruar debatin e tyre më vete, pa praninë e banorëve, duke qenë se keqkuptimi mes tyre nisi që jashtë dhe për të mos përmendur informacione në sy të të tjerëve, ata biseduan veçmas.

Ronaldo i tha Efit se edhe ajo nuk e mbrojti atë gjatë debatit që ai pati me Qetsorin, që sipas tij u ndje i prekur, sepse është njeri që përfshihet shumë emocionalisht.

Ajo u shpreh se i kishte thënë Qetsorit që të mos e atakoi Ronaldon, pasi ai ende nuk është përshtatur me rihyrjen në shtëpi dhe se ka kaluar një periudhë të vështirë jashtë.

Edhe Kiara i tha Efit që ajo nuk e ka mbëshetur atë fare jashtë, pasi kishte frikë se do humbiste ndjekësit në Instagram.

Sipas saj, Efi ka mbrojtur vetëm Luizin, pasi atë do publiku dhe në këtë mënyrë ajo përfitonte nga mbështetja që i bënte atij.

 

Fraksion.com