Life StyleTë fundit

Pak art çdo ditë mund ta zgjasë jetën tuaj me 10 vjet!

Të gjithë e dimë se për një shëndet fizik optimal duhet të hamë të paktën pesë fruta dhe perime të ndryshme në ditë. Por a e dini se vetëm duke u marrë me art mund të zgjasni jetën tuaj me 10 vjet?

Sipas një neuroshkencëtari, praktika e përditshme e artit e çdo lloji, jo domosdoshmërisht duhet të jesh i talentuar, mjafton ta kesh pasion dhe mund të ketë përfitime të mëdha në uljen e niveleve të stresit, minimizimin e problemeve të shëndetit fizik dhe mendor.

Profesor Susan Magsamen (Drejtore Ekzekutive e Laboratorit Ndërkombëtar të Arteve në Amerikë) ka botuar librin e saj të ri, “Truri juaj në Art”, me bashkëautor Ivy Ross (zëvendëspresident i dizajnit të hardwerit në Google), ku kan bërë bashkë shumë studime për të vënë në pah lidhjen që ekziston mes trurit dhe artit.

Në libër, Magsamen bazohet në studime që tregojnë se të angazhohesh 45 minuta çdo ditë në një formë arti, nga piktura e deri te kërcimi redukton stresin dhe na ndihmon të bëjmë një jetë më të gjatë e të shëndetshme. Neuroestetika e shpjegon më së miri këtë, duke u ndalur tek historia e një personi me Alzhaimer, i cili pasi dëgjoi një listë këngësh që i pëlqenin, arriti ta njohë djalin e tij për herë të parë pas 10 vitesh.

Sipas Magsamen, sa më shumë të kuptojmë sesi artet funksionojnë, aq më shumë mund të mësojmë t’i përdorim ato në mënyrë efektive në jetën tonë.  Pra, si mund të përfitojmë më së miri nga këto rezultate për veten tonë?

Ekspertët ndajnë këshillat e tyre:

-Synoni për të paktën 30-45 minuta një lloj aktiviteti artistik çdo ditë. Njerëzit që angazhohen në art çdo ditë, ose të paktën çdo javë, është zbuluar se kanë shqetësime më të ulëta mendore dhe cilësi të përmirësuar të jetës.

-Këndoni! Këndimi ka treguar se ndihmon pacientët me demencë të rilidhen me familjen dhe miqtë, sepse aktivizon rrugë të ndryshme përmes kujtimeve.

-Krijo një listë personale të këngëve. Këngët e lidhura me kujtime të lumtura çlirojnë stresin dhe rrisin humorin.

-Lexoni një poezi që ju pëlqen.

-Po sikur të punosh enë prej balte? Kjo është e vetmja formë arti ku të dyja duart tuaja kanë të njëjtin nivel shkathtësie. Studimet kanë treguar përfitimet psikologjike të aftësisë për të bërë diçka nga balta. Puna me argjilë redukton humorin negativ dhe ankthin dhe gjithashtu ndihmon në përqendrim më të lartë.

-Pikturoni pak. E mbani mend si i ngjyrosnim librat kur ishim të vegjël? Rezulton se ajo mënyrë është efektive dhe tek të rriturit.

-Ekspertët sugjerojnë që edhe të shpenzoni pak kohë në një banjë të ngrohtë me aromë livando ose aromë tjetër që ju pëlqen, ose që ka kuptim të mirë për ju, sepse është shumë efektive për ngritjen ose ndryshimin e humorit.

 

Fraksion.com