AktualitetPolitikëTë fundit

Haradinaj:Me Ramën nuk kam komunikim për një kohë të gjatë

Ish-Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AKK Ramush Haradinaj nuk ka komunikim prej disa kohësh me Kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haradinaj tha se i kanë kaluar mëritë e vjetra, por prej shumë kohësh nuk ka komunikim me Kryeministrin Rama.

Blendi Fevziu: Cilat janë raportet tuaja me Edi Ramën?

Ramush Haradinaj: Nuk kam komunikim, ka një kohë të gjatë që nuk komunikoj.

Blendi Fevziu: I keni kaluar mëritë e para apo…?

Ramush Haradinaj: Po, po, nuk kemi ndonjë hidhërim. Ai është Kryeministër, unë nuk jam Kryeministër në Kosovë. Nuk kemi komunikim, ka një kohë të gjatë.

 

Fraksion.com