“Do të përpiqem të përmbahem, por për Monikën nuk ta garantoj”, Meta pyetet për podcast si Rama e Berisha
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka publikuar një foto në “Facebook” me gazetaren e njohur Fatma Haxhialiua.
Bashkangjitur fotos, Meta shprehet se është pyetur nga gazetarja lidhur me podcastet, për të cilën thotë se kryefjalë e bisedës ishin edhe zgjedhjet e 14 majit që sipas kreut të PL do të sjellin ndryshimin e madh në vend.
“Mirë mëngjes nga unë dhe Fatma, e cila papritur më pyeti për podcastet. Unë i fola për Ndryshimin e madh të 14 Majit!”, shkruan Meta.
Gjithashtu, gazetarja Fatma ka publikuar edhe një video në ‘Instastory’ teksa me nota humori ka biseduar me kreun e PL, duke i kërkuar që të mos hapë një podcast, ndërsa Meta nga ana e tij është shprehur se do të përpiqet të mos përfshihet.
Pjesë nga biseda në ‘Instastory’:
Fatma: Më premtoni se do të ketë nga ju një podcast?
Meta: Do të përpiqem
Fatma: Jo do të përpiqem, ma garantoni
Meta: Do të përpiqem të përmbahem, por për Monikën nuk ta garantoj
Fatma: Monikën nuk ka gjë, ja kemi falur. Nga ju nuk ka një podcast?
Meta: Do të përpiqem, por nuk ta garantoj
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama bënë me dije se tashmë komunikimi me qytetarët do të jetë nëpërmjet podcast-it.
Fraksion.com