Ballafaqimi Efi-Kiara-Ronaldo/ Luizi ndërhyn: Po i bëni nder banorëve!
Teksa Efi, Ronaldo dhe Kiara po diskutonin në dhomën e garderobës, për të sqaruar keqkuptimet me njëri-tjetrin, aty u fut Luizi dhe i kërkoi Kiarës ta linte debatin përgjysmë.
Ai tha se nuk lejohet që të flisnin për atë temë dhe se për këtë gjë kishte folur me Vëllain e Madh.
Banorët i thanë Luizit se ata morën miratimin e Vëllait të Madh për ta hapur këtë bisedë, ndaj po e bëjnë në dhomën e garderobës.
Luizi u shpreh se ata rrezikojnë të penalizohen, pasi po flasin për një temë që ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe nuk lejohet.
Ai i kërkoi Kiarës dhe Ronaldos që ta injorojnë Efin, nëse ajo do tentoi sërish të flasë për atë temë.
Kiara iu bind Luizit dhe i premtoi atij se nuk do fliste më për atë temë. Luizi u shpreh se në shtëpi ka plot situata e ngjarje dhe se nuk kanë pse merren me diçka që ka ndodhur jashtë.
Ai i tha Ronaldos dhe Kiarës se nuk kanë pse e rrezikojnë daljen nga shtëpia, kur në të janë ende Nita, Jori dhe Dea, që sipas tij nuk janë lojtarë të fortë.