AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadoret Kim dhe Hohmann takim me komisionerin Celibashi

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann po zhvillojnë një takim me Komisionerin Ilirjan Celibashi.

Sot Komisioneri Celibashi do të regjistrojë kandidatët e 11 bashkive të mëdha në vend.

Një ditë më parë, ambasadorja Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

Kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet, sipas diplomates amerikane.

Pritshmëritë e Uashingtonit, theksoi ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com