AktualitetKosovaTë fundit

Alba Alishani: Kur mësuan që ne mbijetuam fqinjët serbë na ngritën pritë natën e bombardimit

Gazetarja Alba Alishani ka treguar në studion e emisionit “Opinion” një episod të vështirë të jetës së saj, gjatë luftës së Kosovës.

Ajo ka treguar se ishte vetëm 6 vjeçe e gjysmë kur banesa e saj u bombardua dhe ata që kërkuan vrasjen e familjes së saj ishin pikërisht fqinjët e tyre serbë.

“Në kulmin e bombardimeve në ‘99 kam qenë vetëm 6 vjeçe e gjysmë. Kam përjetuar një bombardim në shtëpinë që fshiheshim dhe strehoheshim.  Komshitë tanë më të mirë me të cilët deir në dhjetorin e ‘99 kishim jetuar më së mirë, natën e bombardimit të shtëpisë sime, ata që presupozoheshin se ishin atentatorët e shtëpisë sonë, ishin komshitë tanë që na dolën në pritë të armatosur kur mësuan që ne mbijetuam.

Ne u larguam nga Prizreni sepse familja ime kërcënohej me jetë. Babai ishte mjek në detyrë, gjyshi ishte mjek në detyrë që ishte i ekspozuar para militarëve të Arkanit dhe unë si fëmijë i kam të freskëta imazhet e atyre ditëve, kur babain tim ato tanket e Arkanit e paralajmëronin. Kësisoj, familja ime ishte ndër të piketuarat”, tha Alishani./Opinion.al

 

Fraksion.com