Ulja e furnizimit me naftë nga vendet e OPEC-ut, mund të rrisë çmimet, ndihmojë Rusinë
Vendet e mëdha prodhuese të naftës të udhëhequra me në krye Arabinë Saudite thanë se po reduktojnë përsëri furnizimet me naftë të papërpunuar. Këtë herë, vendimi ishte i befasishëm dhe po nxjerr në pah shqetësimet për ecurinë e ekonomisë globale.
Rusia po bën të njëjtën gjë duke e zgjatur afatin e shkurtimit të furnizimeve për deri në fund të vitit. Në teori, një ulje e sasisë së naftës që rrjedh në rafineri do të nënkuptojë çmime më të larta të karburantit dhe mund ta rrisë inflacionin në SHBA dhe Evropë. Dhe kjo mund të ndihmojë gjithashtu Rusinë të zbusë efektin e sanksioneve perëndimore lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.
Vendimi i prodhuesve të naftës, shumë prej tyre anëtarë të OPEC-ut, për të ulur prodhimin me më shumë se 1 milion fuçi në ditë vjen pasi çmimet standarde të naftës së papërpunuar ndërkombëtare ranë mes një ekonomie globale të ngadalësuar që ka më pak nevojë për karburant për udhëtime dhe industri .
Ky shkurtim i shtohet një uljeje prej 2 milionë fuçish në ditë të njoftuar në tetor. Të dy shkurtimet përbëjnë rreth 3% të furnizimit botëror të naftës.
PSE PO SHKURTOJNË FURNIZIMIN PRODHUESIT E NAFTËS?
Arabia Saudite, anëtari kryesor i OPEC-ut, tha të dielën se kjo masë është “parandaluese” për të shmangur një rënie më të thellë të çmimeve të naftës.
Ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman, ka pasur vazhdimisht një qasje të kujdesshme ndaj kërkesës së parashikuar për furnizim dhe ka favorizuar të qenit proaktiv në përshtatjen e ofertës përpara një rënieje të mundshme të nevojave për naftë.
Çmimet e naftës ranë nga nivelet më të larta prej mbi 120 dollarë për fuçi verën e kaluar në 73 dollarë muajin e kaluar. Çmimet u rritën pas njoftimit të së dielës, në rreth 85 dollarë të hënën, duke u rritur me 6%.
Me frikën e një recesioni në SHBA, të thelluar nga falimentimi i bankave, mungesa e rritjes ekonomike evropiane dhe faktin që rimëkëmbja e Kinës nga COVID-19 po zgjat më shumë se sa pritej, prodhuesit e naftës janë druhen për një rënie të papritur të çmimeve si gjatë pandemisë dhe krizës financiare globale në vitet 2008-2009.
“Ishte një surprizë për të gjithë, mendoj, vëzhguesit dhe analistët e tregut,” tha ai. “Shpejtësia, koha dhe përmasat e kësaj lëvizjeje ishin të gjitha domethënëse”, thotë analisti i tregjeve të kapitalit Mohammed Ali Yasin, duke theksuar se një reduktim pritej në takimin e 4 qershorit të OPEC-ut dhe se fakti që vendimi u mor tani nënvizoi urgjencën e ndjerë nga prodhuesit.
Qëllimi tani është të shmanget “një rënie të vazhdueshme të çmimit të naftës” në nivele nën 70 dollarë për fuçi, gjë që do të ishte “shumë negative” për ekonomitë prodhuese, tha zoti Yasin.
A DO TË KEQËSOJË INFLACIONIN ULJA E PRODHIMIT?
Gjasat janë të mëdha. Analistët thonë se oferta dhe kërkesa janë relativisht të balancuara mirë, që do të thotë se shkurtimet e prodhimit mund të rrisin çmimet në muajt e ardhshëm.
Rafineritë që e kthejnë naftën e papërpunuar në karburant dhe naftë për makinat dhe avionët po përgatiten që rritja e prodhimit për verën të plotësojë rritjen vjetore të kërkesës për udhëtime.
Në SHBA, çmimet e karburantit varen shumë nga nafta e papërpunuar, e cila përbën rreth gjysmën e çmimit për gallon. Çmimet më të ulëta të naftës kanë bërë që çmimi mesatar për konsumatorët amerikanë të bjerë nga ai rekordet prej mbi 5 dollarë për gallon në mesin e vitit 2022 në 3,50 dollarë për gallon këtë javë.
Shkurtimet, nëse zbatohen plotësisht, “do të ushtrojnë më tej trysni në një treg tashmë mjaft të shtrënguar të naftës,” tha Jorge Leon, nënpresident në Rystad Energy, në një analizë. Ulja mund të rrisë çmimet e naftës me rreth 10 dollarë për fuçi dhe ta çojë çmimin standard ndërkombëtar në rreth 110 dollarë për fuçi deri në këtë verë.
Këto çmime më të larta mund të nxisin inflacionin global në një cikël të tillë që t’i detyrojë bankat qendrore të vazhdojnë të rrisin normat e interesit, të cilat tkurrin rritjen ekonomike, tha ai.
Duke pasur parasysh frikën për ekonominë e përgjithshme, “tregu mund t’i interpretojë shkurtimet si një votë mosbesimi në rimëkëmbjen e kërkesës për naftë dhe madje mund të sjellë një rrezik çmimi në rënie – por kjo do të jetë vetëm për të ardhmen afatshkurtët”, arsyeton zoti Leon.
ÇFARË DO TË DO TË THOTË KJO PËR RUSINË?
Moska thotë se do të zgjasë afatin e një shkurtimi prej 500,000 fuçish në ditë për pjesën e mbetur të vitit. Ajo ka nevojë për të ardhura nga nafta për të mbështetur ekonominë e sajdhe buxhetin e shtetit të goditur nga sanksionet e gjera nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë të Ukrainës.
Megjithatë analistët mendojnë, se shkurtimi nga ana e Rusisë mund të jetë thjesht një veprim për të maskuar kërkesën e reduktuar për naftën e saj. Perëndimi po i shmangej naftës fe ruse edhe përpara se të vendoseshin sanksionet dhe Moska ai ndërroi destinacionin pjesës më të madhe të naftës për në Indi, Kinë dhe Turqi.
Por Grupi i Shtatëshes vendosi një tavan çmimi prej 60 dollarësh për fuçi për dërgesat ruse. Rusia po shet naftë me çmim më të lirë gjë që ka ulur të ardhurat e saj në fillim të këtij viti.
ÇFARË THOTË SHTËPIA E BARDHË?
Presidenti Joe Biden foli për reduktimin e furnizimit nga vendet e OPEC+ të hënën përpara se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë nga një udhëtim në Minesota, duke thënë: “Nuk do të jetë aq keq sa mendoni.”
Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby shprehu kundërshtimin amerikan ndaj lëvizjes, duke thënë: “Ne nuk mendojmë se shkurtimet e prodhimit janë të këshillueshme në këtë moment duke pasur parasysh pasigurinë e tregut.”
Por ai këmbënguli se gjendja e tregut të naftës është shumë e ndryshme nga viti i kaluar kur çmimet u rritën pas agresionit rus të Ukrainës.
“Ne jemi të fokusuar te çmimet, nuk jemi të fokusuar te numri i fuçive,” u tha ai gazetarëve të hënën, duke shtuar se SHBA ishte informuar përpara njoftimit.
Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ishte më e butë se në tetor, kur shkurtimet erdhën në prag të zgjedhjeve për Kongresin në SHBA, në të cilat rritja e çmimeve të gazit ishte një çështje kryesore. Biden u zotua në atë kohë se do të kishte “pasoja” dhe ligjvënësit demokratë kërkuan ngrirjen e bashkëpunimit me sauditët.
Caroline Bain, ekonomiste e lartë në Capital Economics, tha se shkurtimi tregon “mbështetje të grupit për Rusinë dhe përbën një sfidë për përpjekjet e administratës Biden për të ulur çmimet e naftës.”/VOA
Fraksion.com