Zëvendës kancelari gjerman mbërrin në Kiev për të sinjalizuar besimin se Ukraina “do të jetë fitimtare” dhe “rindërtuar”
Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck mbërriti në Kiev të hënën, i shoqëruar nga një delegacion biznesi, për të diskutuar rindërtimin e Ukrainës nga lufta me Rusinë.
“Qëllimi i këtij udhëtimi është t’i japë Ukrainës një shenjë të qartë se ne besojmë se do të jetë fitimtare, se do të rindërtohet, se ka një interes nga Evropa jo vetëm për të mbështetur në kohë nevoje, por edhe se Ukraina do të jetë një partner i fortë ekonomikisht në të ardhmen”, u tha Habeck gazetarëve pas mbërritjes në Kiev.
Kjo është vizita e tij e parë në Kiev që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë mbi një vit më parë.
Fraksion.com