AktualitetBota+Të fundit

Zelensky: Fitorja e luftës e vetmja rrugë drejt sigurisë pas sulmeve ruse

Pas një sërë sulmesh ruse në qytetet ukrainase, presidenti Volodymyr Zelensky tha se fitorja e luftës është rruga e vetme drejt sigurisë.

“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar terrorin rus dhe për të rivendosur sigurinë në të gjitha qytetet dhe qytezat tona, nga Sumy në Donbas, nga Kharkivi në Kherson, nga Kievi në Jaltë, dhe kjo mënyrë është fitorja ushtarake e Ukrainës”, tha Zelensky.

“Nuk ka rrugë tjetër dhe nuk mund të ketë rrugë tjetër”, shtoi ai.

“Për shtetin e mbrapshtë të Rusisë, është bërë normë që të bombardohen ndërtesat e banimit me raketahedhës në qytete, të bombardojnë fshatra dhe njerëz të zakonshëm”, tha Zelensky

“Rusia duhet të mposhtet plotësisht, ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe ligjërisht”, tha ai.

“Pika e parë është ajo ushtarake”, tha Zelensky.

 

Fraksion.com