Mbështetje dhe financime ruse? Kryemadhi: Të falsifikuara nga ekipi që punoi me Vuçiç
Monika Kryemadhi ka mohuar çdo akuzë që e lidh emrin e saj me financime ruse, ndërsa i ka konsideruar të falsifikuara të gjitha dokumentat që qarkullojnë në media dhe faturat ku shihen kalime parash në një llogari bankare të saj në degën e bankës Credit Agricol në Zyrih.
Kryemadhi: Një letër formati A4 e shtypur me kompjuter me shkrim arial.
Fevziu: Ju po thoni që nuk ekziston?
Kryemadhi: Jo vetëm që nuk ekziston, por është e falsifikuar me emrin e Monika Kryemadhit.
Kryemadhi dhe familja e saj kanë qenë korrekt që në ‘91. Nuk ka llogari bankare jashtë shtetit, nuk ka biznes jashtë shettit, nuk ka offshore jashtë shetit.
Fevziu: Po kjo pagesë e bërë në Credit Agricol?
Kryemadhi: Si e kam hapur këtë llogari kur nuk kam qenë kurrë në Zyrih? Kur bën tranmsferta duhet të firmosësh. Monika Kryemadhi ka llogari bankare vetëm në bankën Credins, bankë shqip dhe nuk ka në asnjë bankë të huaj.
Kryemadhi dhe familja e saj është subjekt i deklarimit të pasurisë që nga viti 2001.
E bëj të qartë që nuk janë të vërteta, në dijeninë time është i njëjti ekip që ka punuar me Vuçiç në Beograd përballë kundërshtarit të tij, ish- kryetarit të bashkisë së Beogradit.
Tal Hanan është një izraelit ish- specialist eksplozivësh. Personi në fjalë është kontraktuar dhe rasti në fjalë është e njëjta kompani që e ka përdorur Rama. Ekipi që është marr me këtë falsifikim është një ekip që ka probleme jo vetëm me drejtësinë amerikane, por që po punon për vendosjen e sistemeve autokratike në Ballkan./Opinion.al
Fraksion.com