“Letër-porosi për Ramën, Ahmetaj do të arrestohet”, çfarë paralajmëron Kryemadhi
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është akuzuar nga PS për marrje të parave ruse, duke i kërkuar drejtësisë të nis hetimet.
Në emisionin “Opinion”. Kryemadhi mohoi marrjen e parave ruse, teksa pati një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama dhe për ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajn.
Deputetja tha shumë shpejt për Ramën do të vij një letër-porosi që lidhet me hetimet për çështjen “McGonigal”. Më tej, Kryemadhi theksoi Ahmetaj do të arrestohet që Rama të mbyll çështjen e inceneratorëve dhe në këtë mënyrë ai vet i shpëton drejtësisë.
“Shumë shpejt do të trokasi një letër-porosi për Edi Ramën. Sa herë i troket diçka, Rama nxjerr nga këto fatura, siç ishte rasti në Shtator i rastit McGonigal, për korruptimin e një zyrtarit të lartë siç është FBI. Ahmetaj mund të jetë i radhës gjoja për inceneratorët për të mbuluar aferën Mcgonigal. Ky zotëri do shkoj në burg si koka e incenratorëve, jo se nuk është ai është. Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje, se ka frikë se mund të ketë qenë Ahmetaj ai që ka çuar parat të McGonigal. Zero kam marrë infroamcion nga Ahmetaj për inceneratorët”,-tha Kryemadhi.
Fraksion.com