Leonardo DiCaprio do duhet të japë “llogari” në gjykatë, zbuloni arsyen
Ylli i Hollivudit, aktori i njohur Leonardo DiCaprio do dalë përballë gjykatës në Uashington, për të dëshmuar në gjyqin për korrupsion të Prakazrel “Pras” Michel.
Michel, akuzohet se i ka marrë para një biznesmeni të arratisur malajzian, Jho Low, për të kryer një fushatë politike në SHBA. Ai mohon akuzat duke përfshirë konspiracion dhe manipulim të dëshmitarëve.
DiCaprio, nuk akuzohet për keqbërje por do duhet të shfaqet si dëshmitar.
Autoritetet besojnë se financieri Low përdori burimet e tij për t’u përpjekur të fitonte favorin e njerëzve të famshëm, duke përfshirë DiCaprio dhe modelen Miranda Kerr.
Filmi i aktorit i vitit 2013 Wolf of Wall Street u financua pjesërisht nga një firmë e lidhur me Mr Low.
Bloomberg raportoi se Low ishte “veçanërisht bujar” me DiCaprio duke i dhuruar një vepër arti prej 3.2 milionë dollarësh nga Picasso. DiCaprio ua dorëzoi autoriteteve sendet me vlerë dhe të tjera që kishte marrë nga Low.
Kujtojmë se në vitin 2019, DiCaprio dëshmoi para një jurie të madhe në Uashington si pjesë e hetimit të departamentit të drejtësisë për rastin 1MDB, rasti më i madh i përvetësimit në histori.
Fraksion.com