Europol: Arrestohen 22 trafikantë armësh në një operacion në mbarë BE-në
Sipas Europol, hetuesit kanë arrestuar 22 trafikantë armësh në një operacion, në mbarë Evropën.
“Në operacionin e udhëhequr nga Rumania dhe Bullgaria, zyrtarë të zbatimit të ligjit nga gjithsej 31 vende shënjestruan individë të dyshuar për blerje armësh nga trafikantët e armëve të zjarrit”, tha sot Europol, në Hagë.
Gjatë operacionit u konfiskuan mbi 1600 armë, municione dhe eksplozivë.
Armët e konfiskuara ishin kryesisht pistoleta alarmi dhe sinjalizuese, disa prej të cilave te shndërruara në armë zjarri të vërteta.
Sipas agjencisë evropiane të policisë, individët e përfshirë në krimin e organizuar shpesh kanë përdorur pistoleta sinjalizuese dhe alarmi, pasi prokurimi i armëve të zjarrit të paligjshme po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe i kushtueshëm.
Disa modele, gjithashtu mund të konvertohen lehtësisht në municione të drejtpërdrejta.
Shumica e armëve të konfiskuara vinin nga Turqia dhe ishin importuar legalisht në vendet e BE-së.
Më pas ato u ofruan për shitje legalisht, kryesisht në Bullgari por edhe në vende të tjera të BE-së.
Armët më pas do të konvertoheshin ilegalisht në armë zjarri të vërteta dhe do të tregtoheshin në të gjithë Evropën.
Fraksion.com