Detaje nga vdekja tragjike e çiftit në Librazhd, makina ra në përrua gjatë natës dhe u gjet në mëngjes
Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur në Pishkash të Prrenjasit mëngjesin e kësaj të hëne.
Mësohet se 55-vjeçari që drejtonte automjetin ndodhejsë bashku me bashkëshorten dhe po ktheheshin nga kryeqyteti në Devoll.
Por humbja e kontaktit me të afërmit, vuri në alarm familjen. Ndërkohë mëngjesin e sotme u identifikua mjeti i aksidentuar, ndërsa u bë menjëherë ndërhyrja për të nxjerrë trupat e pajetë nga përroi.
“Sipas informacioneve, mësohet se ishin nisur nga kryeqyteti mbrëmë për të mbërritur në Devoll. Por humbja e kontaktit ka vënë në alarm të afërmit që janë vënë në kërkim. familjen. Në afërsi të Pishkashit ky automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit është identifikuar”.
Nga ky aksident mbetën viktimë, Arjan dhe Myrvete Yze, burrë e grua. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Fraksion.com