AktualitetTë fundit

Automjeti i parë i përplas, i dyti u kalon përsipër: Aksidenti i rëndë në Sukth të Durrësit

Një aksident i rëndë ka përgjakur rrugët mbrëmjen e djeshme në Sukth të Durrësit, ku mbeti pa jetë një person.

Top Channel ka siguruar videon nga vendngjarja, ku duken dy persona në një motor, që përplasen rëndë nga një automjet.

Dy personat pas përplasjes mbesin pa ndjenja në tokë dhe sikur të mos mjaftonte përplasja e parë, një tjetër automjet i kalon nga sipër njërit prej të aksidentuarve, duke e lënë pa jetë.

Drejtuesi i automjetit  që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com