24-vjeçari përndjek ish-të dashurën në Tiranë, i thyen xhamin e automjetit
Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij.
Në pranga ka rënë Xh. L., 24 vjeç, i cili përveçse pasi ka përndjekur ish-të dashurën edhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fraksion.com