AktualitetRajoniTë fundit

Pas vrasjes së bashkëshortes, shqiptari i jep fund jetës në qeli me çarçaf

62-vjeçari shqiptar, Xhafer Uruçi, i cili u arrestua ditën e enjte pas vrasjes së gruas së tij Zenepe Uruçi, 56-vjeçe, është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali. Ai u gjet i varur me një çarçaf.

Sipas raportimeve nga Ansa, Xhafer Uruci ishte i vetëm në qeli. Ka qenë një nga policët e burgut që e ka gjetur të vdekur në qeli.

Në orët e para të mëngjesit, një nga oficerët që kishte kryer një kontroll dëgjoi një zhurmë. Kështu ai e gjeti 62-vjeçarin shqiptar të varur. Ndihma ishte e kotë!

62-vjeçari ishte takuar më herët me psikologen e burgut. Për më tepër, qelia në të cilën ai u vetëvra, ndodhet pranë infermierisë së burgut. Ndihma e shpejtë ishte e menjëhershme, por për Uruçinin nuk mund të bëhej asgjë.

Xhafer Uruçi e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz, sipas mediave italiane për arsye xhelozie. Ndër vite ata kishin pasur debate. Në disa raste ishte dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

 

Fraksion.com