AktualitetBota+Të funditTeknologji

“Obama rrëzohet nga ‘froni'”, Twitter-i ka një “mbret” të ri! Ja kush është personi më i ndjekur tani

Shefi i Twitter, Elon Musk tani ka llogarinë me më shumë ndjekës në platformën e njohur të rrjeteve sociale, duke rrëzuar nga froni ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama-n.

Llogaria e Musk, aktualisht ndiqet nga 133.3 milionë përdorues të Twitter, krahasuar me 133 milionë për ish-presidentin e Shtëpisë së Bardhë.

Që nga shprehja e interesit për blerjen e Twitter, Elon Musk fitoi më shumë se 50 milionë ndjekës të rinj. Në shkurt, faqja e internetit Platformer raportoi se Musk u kishte bërë presion zhvilluesve të Twitter për të promovuar përhapjen e mesazheve të tij në platformë.

Elon Musk dhe Barack Obama ndiqen nga pas nga Justin Bieber (113 milionë ndjekës), Katy Perry dhe Rihanna me rreth 108 milionë ndjekës secila.

 

Fraksion.com