Life StyleTë fundit

Marsela Çibukaj tregon “urimin” që mori nga Adele: Më ka sjellë fat në jetë

Marsela Çibukaj beson se fati që ka në jetë, vjen nga një urim që i ka dhënë artisja e njohur botërore, Adele.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Marsela zbuloi se këngëtarja me famë botërore i ka sjellë shumë fat. Ajo tregoi se në vitin 2011 teksa Adele këndonte “Someone Like You” në një koncert i ka kthyer mbrapsht një puthje.

“Jam e lumtur sepse Adele më ka sjellë shumë fat në jetë. E kam rastisur në jetë, afër, kaq afër sa jemi ne. Kur këndonte “Someone Like You”, unë i dërgova një puthje. Ajo ma pa dhe ma ktheu mbrapsht. Unë e mora kështu si një urim. Kjo ndodhi në 2011 që ka qenë edhe viti që kam ardhur në Shqipëri”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se Marsela u bë e njohur në Shqipëri nga “The Voice of Albania”. Ajo është fituesja e “Kënga Magjike 2022”. Prej disa vitesh, Marsela është në një lidhje me muzikantin, Vitmar Basha.

 

Fraksion.com