Life StyleTë fundit

Kush kryeson? Kompanitë e kozmetikës së të famshëmve me të ardhurat më të larta në 2023

Kozmetika duket se është një nga fushat më të përhapura ku personazhe të njohura të Hollywood-it kanë përqëndruar bizneset e tyre. Duke nisur nga Kylie Jenner, Rihanna dhe deri te Ariana Grande kanë kompanitë e tyre të bukurisë dhe të ardhurat e tyre u rritën në qiell në vitin 2023 si rezultat i shitjeve të produkteve  të tyre.

Kylie Jenner është padyshim një nga fytyrat më të famshme në industrinë e kozmetikës, pasi ajo zotëron markën e saj të kujdesit të lëkurës, “Kylie Skin”, përveç kompanisë së saj të kozmetikës, “Kylie Cosmetics”.

Duke u bërë miliarderja më e re në moshën 21-vjeçare, ylli i Kardashians reflektoi për fillimet e saj si biznesmene gjatë një interviste të vitit 2022 me ForbesWomen.

“Mendoj se u mundova për të gjetur diçka për të bërë vetë, dhe çfarë do të bëja?” shpjegoi ajo. “E dija se isha e apasionuar pas grimit, por nuk e dija se mund të argëtohesha çdo ditë duke bërë punën time.”

Ndërsa hapej për ditët e para të karrierës së saj, Kylie zbuloi frymëzimin e interesit të saj për bukurinë, duke vënë në dukje se ajo kishte një “pasiguri me buzët e saj kur ishte më e re”.

“Pra, iu drejtova grimit për të më ndihmuar të ndihem më e sigurt”, shtoi ajo.

“Të filloja një kompani vetë dhe duke qenë kaq e madhe që në fillim, nuk ka shumë vend për gabime,” shtoi Kylie. “Çdo kompani ka gabime. Ne mësojnë prej tyre, unë jam fytyra e markës sime dhe marr përgjegjësinë për gjithçka që ndodh.”

Një vit më vonë, produktet e bukurisë së Kylie gjeneruan përfitime marramendëse, duke mbledhur më shumë se 368 milionë dollarë nga “Kylie Cosmetics” dhe 4 milionë dollarë nga “Kylie Skin”. Megjithatë, “Kylie Cosmetics” u la pas nga “Fenty Beauty” i Rihanna-s. Marka e këngëtares mblodhi më shumë se 582 milionë dollarë.

Pas saj vjen marka e Ariana Grande-s me 85 milion dollarë këtë vit, e ndjekur nga “Rare Beauty” e Selena Gomes me 61 milion dollarë.

 

Fraksion.com