Ka gjë mes tij dhe Jorit? Ja çfarë thotë Luizi
Pas daljes së Kiarës nga Big Brother është përfolur disi për një simpati qe mund të ketë Luizi dhe Jori.
Të gjitha dyshimet kanë lindur për shkak të ngacmimeve dhe marrëdhënies së mirë që ata kanë ndërtuar.
Si gjithmonë është Luizi ai që ngacmon dhe Jori qesh me të.
Sot këngëtari iu ka dhënë një përgjigje banorëve dhe publikut.
I pyetur nga Gerti nëse do kishte lindur diçka mes tyre po të mos ishte Kiara, Luizi tha: “Jo, asnjëherë edhe sikur të mos isha me Kiarën. Unë e ngacmoj, por e shoh vetëm si shoqe. Nuk jemi tipa që mund të përshtateshim për një lidhje.”
Fraksion.com