“Të ulemi bashkë për ‘spiunët'”, Ligji për dosjet, Balla i hapur për bashkëpunim me PD: Propozimi bën sens, duhet t’i japim zgjidhje
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët deklaroi se socialistët janë të hapur për bashkëpunim dhe për të diskutuar bashkë me PD-në pë ligjin e dosjeve.
“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar.
Përdoret një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që merr vendimin përfundimtar që të mos jesh i zgjedhur apo të emërohesh në pozicione shtetërore. Të bëjmë bashkë propozimin tonë dhe të opozitës. Propozimi ynë është i hapur për t’u diskutuar bashkë me atë të PD. E rëndësishme është që pas 32 vitesh duhet t;i japim zgjidhje. Sot po them që jemi të hapur të diskutojmë me opozitën,e rëndësishme është rezultati përfundimtar. Mekanizmi ynë që kur dedektohesh humb kur je zgjedhur dhe pozicionin që ke marrë. Sot është moment i rëndësishëm kur ka konsensus. Sot mund të them me zërin më të lartë të mundshëm se jemi në prag të përmbylljes.
Njoh si pakicë në Kuvendin e Shqipërisë grupin parlamentar të PD. Grupi më i madh rezulton ky grup. Mos harroni, ka një rregull në politikë, nuk e zgjedh dot kundërshtarin”, tha Balla.
Fraksion.com