Rama: Lumi Gjanica, nga një vatër ndotje sot arterie e gjelbër e Fierit
Në lumin Gjanica është drejtë përfundimit rehabilitimi i segmentit të dytë që ishte kthyer në një grumbullim mbeturinash dhe burim përmbytjesh.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ky kantier i cili është drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë.
Rama thekson se deri dje ishte ky lumë ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit.
Ky investim i qeverisë dhe i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po e shndërron qendrën e qytetit dhe lumin Gjanica.
Në kuadër të këtij investimi është punuar për shtrimin me pllaka guri dhe atyre dekorative përgjatë lumit, vendosja e ndriçimit si dhe gjelbërimi me pemë të ndryshme.
Fraksion.com