Kendall Jenner dhe Bad Bunny puthen publikisht në mes të restorantit
Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë pikasur nga fansat duke u puthur në publik gjatë një darke në Los Angeles.
Një burim i tha Us Weekly se ylli i “Kardashians” dhe muzikanti, po konsumonin Sushi Fumi, e se madje ato dukeshin mjaft të dashur me njëri-tjetrin teksa shijonin vaktet e tyre.
Takimi i çiftit për sushi vjen tre ditë pasi ata u panë duke u përpjekur të fshiheshin teksa dilnin nga “Bird Streets Club” në Kaliforni. Jenner u pa duke u përpjekur të mbulonte fytyrën me duar, ndërsa i dashuri i saj shihej me dorë mbi fytyrë.
Këngëtari i “Tití Me Preguntó” dhe supermodelja fillimisht ndezën thashethemet për lidhje muajin e kaluar, e më pas u panë duke dalë nga i njëjti restorant në Beverly Hills, megjithëse u larguan nga dalje të ndryshme.
Edhe pse Bad Bunny dhe ylli i Kardashians e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë, është zbuluar se kjo romancë nisi vetëm disa muaj pasi Jenner u nda me Devin Booker, me të cilin u nda në muajin tetor të 2022.
Fraksion.com