AktualitetNATO/BETë fundit

“Familja e NATO-s me e fortë dhe më e sigurt”, Stoltenberg mirëpret miratimin e anëtarësimit të Finlandës në NATO nga parlamenti turk

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se ka mirëpritur ratifikimin e protokollit nga parlamenti i Türkiyes për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Stoltenberg bëri në postim nga llogaria e tij në median sociale pas votimit të kryer në parlamentin e Turqisë.

Duke shprehur kënaqësinë e tij pas përfundimit të ratifikimi të protokollit në parlamentin e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO, Stoltenberg tha se “Kjo do ta bëjë gjithë familjen e NATO-s me të fortë dhe më të sigurt”.

Parlamenti turk mbrëmë i dha dritë jeshile anëtarësimit të Finlandës në NATO. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s tashmë kanë miratuar anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake.

 

Fraksion.com