“Edhe në Itali”, 70-vjeçari shqiptar vret bashkëshorten, viktima i dërgoi mesazh djalit pak minuta para ngjarjes
Një 70-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në në zonën e quajtur Borgo Rivo në Terni të Italisë.
Mesditën e një dite më parë, Xhafer Uruçi, 70 vjeç ka vrarë me thikë, bashkëshorten e tij, Zenepe Uruçi, 65 vjeçe.
Xhafer Uruçi mësohet se ka vrarë gruan në shtëpinë e tyre.
Pak para se të ndodhte ky krim i rëndë, gruaja Zenepe Uruçi i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj, duke i nisur një mesazh zanor në Whatsapp: “Babai yt po më vret”.
Pas kësaj, djali kishte marrë në telefon babanë, i cili i ishte përgjigjur djalit të vet: Çfarë po bëj, po bëj një rrëmujë të madhe.
Djali ishte munduar të lidhej me nënën e tij, por nuk ishte bërë e mundur, më pas kishte marrë në telefon një fqinje dhe policinë.
Kur kanë shkuar në banesën e familjes Uruçi, gruaja kishte vdekur, ndërsa është arrestuar autori.