Dumani: SPAK nuk ka hetim për ‘McGonigal’
Kreu i SPAK Altin Dumani thotë se prokuroria nuk njofton se kur kryen hetime.
Ky është komenti i Dumanit në lidhje me pyetjen nëse po heton për çështje McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të FBI-së tashmë në akuzë, në dosjen e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.
‘Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.’- tha Dumani.
Fraksion.com