Life StyleTë fundit

Celine Dion jep disa këshilla për një lëkurë që duket 10 vite më e re

Pavarësisht se është në të pesëdhjetat, Celine Dion duket se i ka sfiduar vitet e moshës në mënyrë natyrale.

Celine i pëlqen rrudhat dhe flokët e thinjura, dhe ende duket e freskët dhe rinore falë rutinës së saj të thjeshtë të kujdesit të lëkurës dhe një mentaliteti pozitiv.

Ajo ka një rutinë shumë të thjeshtë të kujdesit të lëkurës.

Ndjekja e një rutine të ndërlikuar bukurie nuk është gjithmonë gjëja më e mirë për fytyrën tuaj. Celine pastron dhe hidraton lëkurën e saj dhe i mban furçat të pastra për të parandaluar që bakteret të futen në lëkurë. “Pastroni fytyrën, hidratoni dhe mbani të pastra produktet që përdorni”, tha ajo.

Ajo përdor produkte me bazë vaji.

Nga hidratimi i lëkurës tuaj deri te parandalimi i shpërthimeve aknore të bezdisshme, vajrat kanë shumë përfitime për lëkurën. Shumë të famshëm preferojnë vajin e ullirit mbi produktet e shtrenjta të kujdesit të lëkurës për të ruajtur pamjen e tyre rinore. Dion beson se përdorimi i grimit me bazë vaji mund të ketë favore në lëkurë. “Zgjidhni formula me bazë vaji,”- tha ajo.

Ajo ka një fytyrë të tërhequr pa gjilpëra.

Dion ka një truk të zgjuar që e ndihmon atë të ketë menjëherë një pamje të freskët. “Unë i mbaj gjithnjë flokët e kapur lart dhe të shtrënguar, kjo jep një pamje të freskët “tha ajo.

Ajo beson se bukuria është më shumë sesa thjesht pamja.

“Ndoshta nuk jeni në skenë apo në TV, por ne të gjithë kemi një zë. Sepse ne ia vlejmë. Ne kemi ëndrra. Të ndihesh e bukur të bën të ndihesh e fortë. Dhe ndjenja e fortë të bën të kesh sukses”, tha ajo.

 

Fraksion.com