Veliaj krahasohet me Ramën e Bashën për drejtimin e Bashkisë: Sot kemi performancë më…
Gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, Erion Veliaj ka bërë një krahasim të bashkisë së Tiranës përsa i përketë realizimit të buxhetit kur ajo drejtohej nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe aktualisht që drejtohet prej tij.
Veliaj ka vlerësuar punën e Ramës, ndërsa tha se Basha e futi në krizë bashkinë. Por ai theksoi se sot bashkia la performancën më të mirë në rajon përsa i përket mbledhjes së të ardhurave.
“Buxheti i Tiranës është rreth 180 milionë euro. Ne e gjetëm Tiranën me 45 milionë euro buxhet, praktikisht kemi qenë nikoqirë në administrimin e Tiranës. Buxheti matet me përqindje, nëse kemi patur një bashki që realizonte vetëm 40% të buxhetit, sot ne kemi një bashki që realizon 125 bashki të buxhetit. Në kohën e Ramës dhe në kohën e Bashës bashkia ka qenë 42 km metra katrorë. Në kohën e Ramës buxheti realizohej 100%, në kohën e letargjisë buxheti presoi një krizë dramatike. Sot jemi në një situatë që nuk krahasohemi me qytetet të BE, por kemi performacën më të mirë në rajon për mbledhjen e të ardhurave”,-tha Veliaj.
Fraksion.com