AktualitetPolitikëTë fundit

“Qenke vetëm sot, s’të mëson dot njeri të flasësh!”, Tabaku- Ibrahimajt: S’do gënjesh gjithnjë shqiptarët me fjalime të gatshme

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka cilësuar si jo shteruese përgjigjet e interpelancës me ministren e Ekonomisë dhe Financave. Tabaku akuzoi ministren se vjen me fjalime të gatshme dhe pa përgatitur dhe se gënjen qytetarët shqiptarë.

“Nuk pres dot që ministrja e Financave mos të na thotë asnjë shifër. Është fatkeqësi, shpresoj që qeveria të mbajë përgjegjësi për këtë proces për tenderimet, abuzimi me kreditë e buta. Ministrja është vetëm sot, s’ka kush e mëson të flasë. E kuptoj që fjalimet e gatshme mund të ecin në disa raste por jo gjithmonë. Nuk i gënjen dot përjetësisht qytetarët. Shpresoj që zyrtarët përgjegjës të jenë para drejtësisë.’- tha Tabaku.

 

Fraksion.com