AktualitetBota+Të fundit

“Rusia merr presidencën e KS të OKB-së”, ministri i Jashtëm ukrainas: Një shaka e keqe!

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba thotë se presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KSOKB) nga 1 prilli është një “shaka e keqe”.

Rusia merr presidencën për një muaj këtë fundjavë për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës vitin e kaluar.

Si rezultat i konfliktit Rusia është e izoluar ekonomikisht dhe diplomatikisht, por ajo mbetet një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit.

“Rusia ka uzurpuar selinë e saj; po bën një luftë koloniale; udhëheqësi i saj është një kriminel lufte i kërkuar nga ICC për rrëmbimin e fëmijëve. Bota nuk mund të jetë një vend i sigurt me Rusinë në KS të OKB-së”, shkroi Kuleba në Twitter.

Në fillim të kësaj jave, Rusia pësoi një pengesë pasi nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme në KS për rezolutën e saj të propozuar për të hetuar sulmet në tubacionin Nordstream.

 

Fraksion.com