Luizi flet me nënën në telefon, përlotet nga mesazhi i saj!
Banorët kanë folur me familjarët e tyre, ashtu siç u tha Arbana Osmani të martën.
Biseda me të afërmit do t’i ndihmojë ata që të vendosin nëse do të vazhdojnë garën apo do ta bëjnë finalen më shpejt.
Sot, Luizi foli me nënën e tij në telefon. Ajo i tha të birit që të bëhet i fortë, të vazhdojë garën dhe të mbajë premtimin që i ka dhënë.
“Ngushëllime për familjen e Palit. Ti e kupton që është një jetë që ta ka falur Zoti. Falënderoj shumë produksionin që na e ka bërë të mundur këtë telefonatë. Ata zoti i forcoftë. Ju bëhuni më të fortë të vazhdoni. Luiz, mbaj premtimin që më kë dhënë! Vazhdo garën! Mos u dorëzo!”, i tha e ëma Luizit, i cili u përlot gjatë bisedës me të.
Fraksion.com