Life StyleTë fundit

“Le të më ftojë për format”, Roza Lati rikthen në vëmendje debatin me Bieta Sulon: E ironizon hapur

Rreth dy vite më parë moderatoret Roza Lati dhe Bieta Sulo patën një përplasje në emisionin e kësaj të fundit, përplasje e cila u zhvendos në rrjetet sociale.

Megjithëse ka kaluar shumë kohë nga “sherri” i tyre, me sa duket Roza Lati nuk e ka harruar këtë gjë, madje ka ironizuar hapurt Bietën.

Në një postim në Instagram, ku shfaqet mja sensuale, Roza shkruan: “Le të më ftojë prapë Sulo në emision e të më pyesë “A janë format e mija këto?”

Përplasja mes Rozës dhe Bietës:

Roza ka qenë e ftuar te ‘Ftesë në 5’ në muajin Qershor të vitit 2021. Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Biseda:

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Roza është ndjerë e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj… Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga walli ?????? Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza.

 

Fraksion.com