“Kam aplikuar mbi 100 herë derisa më pranuan”, Arditi Fenaj mjeku nga Tepelena që shkëlqen në institutin “Johns Hopkins”
Ardit Fenaj mjeku shqiptar nga Tepelena që është pjesë e një ndër institucioneve më të rëndësishme biomjekësore në SHBA, “John Hopkins”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar të gjitha peripecitë që ka kaluar deri te kjo arritje kaq e rëndësishme.
Ndër të tjera Fenaj zbuloi se ka aplikuar mbi 100 herë për specializim derisa u pranua. “Unë pasi kam mbaruar mjekësinë e përgjithshme në Shqipëri, kam lëvizur në SHBA për të ndjekur specializimin e mëtejshëm në fushën e mjekësisë dhe kam punuar në një klinikë dermatologjie, e cila fokusohet në kancerat e lëkurës dhe në heqjen kirurgjikale të tyre. Aty kam punuar për një vit dhe më pas më është dashur që për të pasuruar CV-në time, për t’u bërë një kandidat më i mirë në specializim aplikoj në fushën e kërkimeve shkencore dhe më është ofruar pozicioni i koordinatorit të hulumtive shkencore në “John Hopkins”.
Nuk ka qenë aq e thjesht, kanë qenë aplikime të vazhdueshme, rreth 100 aplikime në Institucione bio-mjekësore dhe kam pasur fatin që të pranohem këtu.
Në fillim kërkohet të japësh 2 provime përpara se të fillosh programin e specializimit dhe një i tretë që është opsional që mund ta japësh edhe më mbas. Unë e kam dhënë dy të parët dhe jam certifikuar si mjek në SHBA dhe kjo nuk më lejon mua që të praktikoj si mjek klinicistë sepse duhet të regjistrohem në fillim në një program specializimi, i cili është edhe qëllimi im”, rrëfeu i riu.
Fraksion.com