Gjyshja e Ledrit propozohet për titullin e rëndësishëm në Ulqin
Gjyshja e reperit të njohur kosovar është propozuar të jetë qytetare nderi në komunën e Ulqinit. Naxhije Alibegu Buçinca është gjyshja e këngëtarit të njohur nga Kosova, Ledri Vula.
Zonja e hekurt Naxhije Alibegu Buçinca theu tabutë e shoqërisë sonë të dikurshme së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerin Fahri Buçinca, ia kishin vënë vetes një mision të veçantë.
Çifti nga Vushtrria e Kosovës kishte udhëtuar në 68 fshatra gjatë viteve ’90, në luftë kundër analfabetizimit te vajzat.
Puna e tyre shumëvjeçare në këtë drejtim ua realizoi ëndrrën për shkollimin e 938 vajzave.
Buçinca, e lindur në Ulqin në vitin 1935, këtë mision e filloi para rreth gjashtë dekadash në vendin e lindjes, për ta vazhduar më pas kontributin edhe në Kosovë.
Në vendin e saj të lindjes në Ulqin propozohet nga shumë shoqata vendase dhe shoqata shqiptaro-amerikane që në mbledhjën e ardhshme të komunës së Ulqinit të shpallet qytetare nderi për shkak të kontributit të saj dhënë vendlindjes dhe jo vetëm.
Kujtojmë që reperi i njohur është shumë i afërt me gjyshen e tij madje edhe bashkëshortja e tij Sara Hoxha ka treguar raportin e afërt me zonjën Naxhije.
Fraksion.com