Life StyleTë fundit

“Dalja e Kiarës ishte e planifikuar!”: Kristi habit me deklaratën

Të shtunën e kaluar Kiara u eliminua nga shtëpia e Big Brother Vip, pasi ishte në nominim bashkë me Oltën.

Në një video që po qarkullon së fundmi, dëgjohet Kristi të thotë se dalja e Kiarës ishte e planifikuar nga produksioni.
“Po kur e kuptova ditën tjetër që nuk do ikte kjo (Olta), që ishin bërë planet të ikte Kiara, thashë lëre fare.”, tha Kristi.

Në fakt shumica prisnin të dilte Olta atë natë, por ndodhi e kundërtata.

Edhe në një sondazh që pati bërë vetë Top Albania Radio, shumë kishin votuar për të dalë Olta dhe jo Kiara.

 

Fraksion.com