Life StyleTë fundit

Bebe Rexha shpallet personazhi i veshur më bukur në eventin e rëndësishëm!

Bebe Rexha bëri një mbërritje të mrekullueshme në iHeartRadio Music Awards 2023 në Dolby Theatre në Los Angeles dy ditë më parë.

Pas kësaj dalje artistja është futur në top listën e njerzëve të veshur më bukur në iHeartRadio Music Awards 2023.

Këngëtarja shqiptare zgjodhi një fustan kadifeje nga Alessandra Rich. Dizajni me shpatullat jashtë, i plotësuar nga pendë voluminoze, solli një “vibe” të stilit të vjetër.

Modeli i saj i flokëve u frymëzua nga vitet ’90, ndërsa u plotësua nga një grim neutral, por të guximshëm.

Bebe e kompletoi “look-un” me sandalet e zeza plot shkëlqim dhe të larta.

Çmimet vjetore të muzikës iHeartRadio nderojnë këngëtarët me këngët më të luajtura në stacionet dhe aplikacionin iHeartRadio.

Ngjarja e këtij viti u organizua nga Lenny Kravitz në Teatrin Dolby në Los Angeles. Taylor Swift u nderua me çmimin “Inovator” dhe Pink mori çmimin “Icon”.

Edhe Bebe nuk doli pa gjë, duke fituar çmimin “Kënga më e mirë e zhanerit Dance” me hitin e saj “I’m Good Blue”.

 

Fraksion.com