Banorët pozojnë për Pierre Cardin Home
Pas leximit të zarfit, të gjithë banorët shkuan në garderobë dhe morën veshjet përkatëse për të realizuar fotosesionin për Pierre Cardin Home.
Vajzat nga ana tjetër, përgatitën edhe grimin, për të qenë sa më të kuruara për setin fotografik.
Pasi mbaruan të gjitha përgatitjet, banorët u futën të gjithë me rradhë në dhomën e përshtatur për fotosesion dhe nisën të pozonin për aparatin.
Ndryshe nga djemtë, vajzat e morën me shumë sportivitet dhe me qejf këtë sfidë, ndërsa njëra pozonte më bukur se tjetra.
Fraksion.com