AktualitetBota+Të fundit

Arrestohet gazetari i Wall Street Journal nën dyshimin për ‘spiunazh’ në Rusi

Një gazetar i Wall Street Journal – Evan Gershkovich – është arrestuar në Rusi me dyshimin për spiunazh, tha Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti të enjten.

Në deklaratën e FSB-së të publikuar nga RIA-Novosti thuhet: “Aktivitetet e paligjshme të korrespondentit të zyrës së Moskës të gazetës amerikane The Wall Street Journal, shtetasit amerikan Evan Gershkovich, i lindur në 1991, i akredituar në Ministrinë e Jashtme Ruse, i dyshuar për spiunazh në interesat e qeverisë amerikane janë shtypur”.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se ai u arrestua në Yekaterinburg, në anën lindore të maleve Ural.

Deklarata e FSB tha se Gershkovich u arrestua “ndërsa përpiqej të merrte informacion sekret” në lidhje me “aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial rus”.

Sipas faqes biografike të Gershkovich në faqen e internetit të Wall Street Journal, ai mbulon Rusinë, Ukrainën dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Ai ka punuar më parë për agjencinë e lajmeve Agence France-Presse, Moscow Times dhe New York Times.

 

Fraksion.com