Life StyleTë fundit

Angelina Jolie nis një karrierë të re shumë larg filmit!

Ajo është aktore, regjisore e njohur filmash dhe aktiviste humanitare.

Sikur të mos mjaftoni këto, Angelina Jolie së fundmi po përgatitet të degëzohet në diçka krejtësisht ndryshe nga fushat e lartpërmendura, duke lançuar një markë veshjesh dhe bizhuterish.

Ylli i “Maleficent” ka aplikuar për një markë globale për biznesin, të cilin e ka quajtur “Atelier Jolie”.

“Angelina ka punuar në këtë projekt për më shumë se një vit dhe ajo shpreson që marka tregtare të miratohet në mënyrë që të mund të ecë përpara në sipërmarrjen e saj të re. Marka tregtare mbulon gjithçka, nga bizhuteritë e bëra me porosi deri tek veshjet e modës dhe jo vetëm”, tha një burim.

Marka e re e aktores amerikane, përveç modës, marka përfshin edhe materiale shtëpiake dhe shërbime të tjera.

 

Fraksion.com