AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Sera në Petrelë e ngritur përmes programit IPARD, prodhon deri në 500 mijë fidanë në vit

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale shembullin e një fermeri nga Petrela i cili ka ngritur një serë për kultivimin e fidanëve të perimeve.

Rama shprehet se rasti i Maksimit nga Petrela është një tjetër shembull pozitiv  i sipërmarrjeve të suksesshme, që falë punës së tij të palodhur, por dhe mbështetjes nga qeveria përmes programit IPARD ka ngritur këtë serë ku prodhon deri në 500 mijë fidanë në vit duke kontribuar në rritjen e cilësisë përveçse të sasisë.

Kjo serë është vizituar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, nga ku u shpreh se “këtë vit kemi patur një vit të suksesshëm në aspektin e volumit të eksporteve”.

Fermeri theksoi se “shoh një perspektivë shumë të mirë. Ne dalim shumë më herët se Maqedonia e Veriut dhe Serbia”.

“Njëkohësisht ato janë vende që nuk prodhojnë të dyta ose prodhojnë pak të mesme, ndërsa ne kemi mundësi që të prodhojmë edhe të dytat që mbulojmë deri në shkurt dhe mars me perime”, u shpreh Maksimi në bashkëbisedim me ministren Krifca.

Ministrja bëri me dije nisjen e një programi me Universitetin Bujqësor të Tiranës ku po trajtohen edhe forca e ekspertizës që të jenë më të azhurnuar me teknikat më inovative të kohës por edhe me fermerët.

“Ne kemi trajnuar diku deri në 2 mijë fermerë në të gjitha fushat dhe do ta vijojmë edhe këtë vit”, deklaroi Krifca.

 

Fraksion.com