“O do ta zgjedhë babai o s’ka!” Çfarë deklaronte dikur Keisi për mashkullin e saj të jetës?
Mendimi i babait për mashkullin që zgjedhim të dalim është i rëndësishëm për secilën vajzë.
Keisi Medini tanimë pjesë e “BBV” disa kohë më parë në një intervistë teksa është pyetur për cilësitë që duhet të ketë djali krah saj, ajo ka deklaruar se në fakt mashkullin e jetës do ia zgjedhë Sabiani.
Që në atë kohë këngëtarja ka treguar se mendimi i babait të saj është vendimtar në një lidhje që ajo krijon.
Mund të përmendim këtu situatën e fundit me Kristin brenda shtëpisë së “BBV”, ku Sabi për të “mbrojtur” vajzën e tij u fut sërish në këtë emision. Ndonëse pasi u bë pjesë e shtëpisë ai ndryshoi mendim në raport me Krist Aliajn, aq sa u duk se i mbështeti të rinjtë në romancën e tyre.
Mirëpo kur të gjithë menduam se pas largimit të Sabianit, lidhja Kristi-Keisi do të përparonte, e kundërta ndodhi.
Ajo e ndërpreu njohjen me të. Fillimisht për këtë veprim u mendua se ndikoi ardhja e Sabianit, por më vonë u diskutua se në fakt shkaku kryesor ishte hyrja e Lorenc Hasramës në shtëpinë e “BBV” si banor.
Jashtë Lorenci dhe Keisi kishin pasur një marrëdhënie romantike. Këtë e pranloi edhe vetë këngëtari disa ditë më parë gjatë “Prime-t”.
Fraksion.com