Life StyleTë fundit

“E neveritshme!” Solli ushqimin në tualet, Kourtney Kardashian ‘masakrohet’ nga ndjekësit

Njerëzit kanë shprehur neveri për sjelljen e fundit të Kourtney Kardashian. Kjo e fundit, postoi disa foto në rrjetin e saj social Instagram, ku shihej se kishte sjell ushqimin në banjo. Shumë persona e kanë konsideruar sjelljen e saj të “pahijshme” dhe “të neveritshme”.

43-vjeçarja kishte vendosur në dysheme shumë pjata plot me ushqim, fruta dhe ëmbëlsira.

Një burger gjysmë i ngrënë ishte vendosur në ndenjësen e saj të tualetit, ndërsa një qese me patatina ishte poshtë një peshqiri të ndotur pranë vaskës.

Emoji me të vjella dhe me fytyrë të gjelbër u panë më së shumti në seksionin e komenteve.

“Unë do të sëmurem, kjo është shumë e neveritshme, madje edhe për një mbret”, shkroi një person, ndërsa një tjetër tha: “E ke gabim për këtë Kourtney.”

Një person komentoi vendosjen e sanduiçit sipër tualetit.

“Të vendosë një burger në tualet?? Po thërras policinë!”-komentoi me shaka teksa shtoi: Kjo është e sëmurë.

 

Fraksion.com